Yjet e muzikës “pushtojnë” Prishtinën, mes tyre dhe Miley Cyrus!
“Sunny Hill Festival” ka nisur mbrëmë në Prishtinë dhe në skenë është ngjitur edhe këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus.
Ajo u ngjit në skenë pak pas mesnate duke interpretuar për rreth një orë hitet e saj, me një performancë të jashtëzakonshme.
“Sunny Hill Festival” organizohet nga Dukagjin Lipa, babai i Duas. Ai do të vazhdojë edhe gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe të dielës, ku në skenë do të ngjiten, jo vetëm Dua Lipa, por edhe reperi Gashi dhe DJ britanik Calvin Harris.