Yjet e muzikës të pikëlluar me vdekjen e Benningtonit

Chester Bennington, këngëtari i grupit Linkin Park ka ndërruar jetë dhe një gjë e tillë ka pikëlluar yjet e muzikës. TMZ ka raportuar se 41 vjeçari është vetëvrarë në një rezidencë private në Los Angeles në mëngjesin e mërkurë. Grupi Imagine Dragons ka mbetur pafjalë nga vdekja e tij. “Pa fjalë. Zemërthyer. Pusho në paqe Chester Bannington”, ka shkruar në Twitter. Kurse One Republic ka shkruar, “Pusho në paqe Chester Bennington i Linkin Park, na ke thyer zemrat. Vetëvrasja është djalli në tokë që ecën mes nesh”. Reperi Pharrell ka thënë se Chesteri dhe grupi i tij kanë ndikuar në një gjeneratë të tërë. Kurse Rihanna ka shkruar se, “Chester është talenti më i madh që ka parë. Zë i jashtëzakonshëm”. Cypress Hill ka thënë, “Pusho i qetë Chester Bennington”.

SHKARKO APP