Yjet që reaguan pas vdekjes së Hugh Hefner

Krijuesi i revistës “Playboy”, Hugh Hefner, është ndarë nga jeta të mërkurën në moshën 91 vjeçare, dhe nuk kanë munguar edhe postimet dhe reagimet në nderim të jetës së tij.

Kim Kardashian tha që e kishte pasur nderin që të ishte pjesë e ekipit të Playboy, dhe shprehu dashurinë e saj për Hugh.

Në anën tjetër, Jenny McCarthy, e cila e kishte filluar karrierën e saj duke modeluar për Playboy më 1993 e falënderoi Hugh që ishte revolucionar dhe që ndryshoi jetën e shumë njerëzve, e posaçërisht të saj.

Edhe rokeri Gene Simmons nga bendi “KISS” i cili e kishte njohur gruan e tij Shannon në Shtëpinë e Playboy, ndau një foto të tij dhe gruas së tij me Hugh Hefner, dhe deklaroi dashurinë e tyre për tashmë të ndjerin.

Edhe aktorja dhe modelja, Sasha Grey, ofroi ngushëllimet e saj.

Modelja seksi, Candice Michelle, po ashtu e falënderoi atë që ia realizoi ëndrrat e saj.

Madje, edhe aktivisti për të drejtat qytetare, Jesse Jackson, tha që ata nuk do ta harrojnë kurrë Hugh, i cili kishte qenë mbështetës i fuqishëm i të drejtave qytetare.

Këta ishin disa nga plotë të famshëm që shprehën pikëllimin pas vdekjes së themeluesit legjendar të revistës ikonike “Plaboy”.

SHKARKO APP