Yll Limani tregon se cilën këngë ia ke kushtuar asaj që e ka lënduar (VIDEO)
Sot në “E Diell” në Top Channel ishte i ftuar përmes lidhjes me skype këngëtari i dhjetra baladave të dashurisë, Ylli Limani. Një nga artistët më të kërkuar të momentit, u tregua tejet i çiltër kur foli për kohën që po kalonte në karantinë me familjen e tij.
Në një paradë muzikore me hitet e tij, Ylli Limani u pyet jo vetëm për jetën sentimentale, por edhe për ndonjë dedikim konkret që mund të kishin këngët e tij. “Zakonisht luaj rolin e ”viktimës” në këngët e mia, por nuk është jeta ime reale ajo dhe vuajtjet e mia nuk i tregoj në muzikë”.
Mirëpo Fjoralba Ponari nuk u bind edhe aq me përgjigjen e tij dhe i bëri menjëherë pyetjen e rradhës: Cilën këngë i ke kushtuar asaj që të ka thyer zemrën? Disi i zënë ngushtë, Ylli tha ”Këngët e mia në mos 100%, janë 50% me 50% sidomos kur i krijon këngët vetë, por normale, edhe unë jam djegur nga dashuria”.