Ylli i filmave aksion martohet me instruktoren e fitnessit 40 vite më të re (FOTO)

Ylli i filmave aksion, aktori i famshëm Dolph Lundgren është martuar me të dashurën 40 vite më të re.

Aktori 63-vjeçar, i njohur për rolet e tij të shumta, përfshirë rolin e Ivan Drago në “Rocky”, i propozoi martesë instruktores norvegjeze të fitnesit Emma Krokdal, 24-vjeçare.

Çifti ka qenë në një lidhje që nga fundi i vitit 2019 dhe e kanë bërë zyrtare tashmë lidhjen. Ata janë kritikuar pafundësisht në rrjete sociale dhe shumë ndjekës komentonin se e dashura e tij dukej në fakt si vajza e tij, por çifti nuk e kanë problem diferencën në moshë.

SHKARKO APP