Ylli i hip-hopit, August Alsina në betejë me një sëmundje të rëndë

Ylli i hip-hop August Alsina ka zbuluar se po lufton me një sëmundje që po dëmton mëlçinë. Gjatë një interviste emocionale me miken e tij Jade Pinkett Smith, 24-vjeçari është shprehur se po kalon një periudhë të vështirë qëkur mjekët i treguan atij të vërtetën mbi sëmundjen që kishte. August Alsina ka kaluar tre ditë në koma në shtator të vitit 2014, pasi u rrëzua në stadium gjatë një koncerti në New York. Ai ka postuar një pjesë të intervistës në Instagram të mërkurën dhe shprehet: “Unë jam shumë sëmurë dhe kam kaluar një kohë të vështirë për ta pranuar atë që ndjej dhe që mjekët po thonë të vërtetën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?