Ylli i James Bond vendos të mos i lerë asnjë cent fëmijëve: Trashëgimia është mjaft e keqe

Ylli i Hollivudit Daniel Craig nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve të tij, duke thënë se ai planifikon ta dhurojë për bamirësi. Craig, i cili ka një pasuri të vlerësuar prej 145 milion dollarësh, nuk do t’u japë fëmijëve të tij asnjë cent, duke thënë se filozofia e tij është ta “heqë qafe pasurinë ose ta largojë përpara se të ndahet nga kjo jetë”.

52-vjeçari i tha revistës Saga: “Nuk dua të lë shuma të mëdha për gjeneratën e ardhshme. Unë mendoj se trashëgimia është mjaft e keqe”.

Craig ka një vajzë 28-vjeçare nga martesa e tij me ish-gruan Fiona Loudon dhe një fëmijë tjetër me partneren e tij aktuale, aktoren Rachel Ëeisz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një paraqitje të fundit në Saturday Night Live, Craig, i cili gjithashtu luajti agjentin sekret të dashur të Ian Fleming në Casino Royale, Quantum of Solace, Skyfall dhe Spectre, tha: “Ky film i James Bond do të jetë i fundit, por do të jetë ai nga më të mirët ”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Publikimi i filmit të James Bond “No Time To Die ” është vonuar në mes të frikës së koronavirusit. Lëshimi i filmit të ri James Bond është shtyrë me shtatë muaj pasi koronavirusi vazhdon të përhapet. Prodhuesit thanë se kishin shtyrë botimin e “No Time To Die” nga prilli në nëntor pas “shqyrtimit të kujdesshëm dhe vlerësimit të plotë të tregut global teatral”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?