Ylli i “Joker”, baba për herë të parë, e dashura e aktorit në muajin e gjashtë të shtatzënisë

Aktori Joaquin Phoenix do të bëhet baba për herë të parë. Ylli i “Joker” dhe partnerja e tij, Rooney Mara janë në pritje të një bebushi.

Burime për Page Six thonë se aktorja është rreth muajit të 6-të të pritjes së shtazënisë dhe se shpesh është parë e veshur me rroba të gjera, për të mbuluar barkun e rrumbullakosur.

Të njohur për privatësinë ekstreme, çifti e kanë kaluar pjesën më të madhe të kësaj periudhe në shtëpinë e tyre, në Los Angeles dhe ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre për shtatzëninë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rooney u fotografua për herë të fundit javën e kaluar në Ditën Ndërkombëtare të Nënës, ndërkohë që në duar mbante një buqetë me lule.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mara dhe Phoenix janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të “Her” në 2013-in, por romanca e tyre lindi teksa u ribashkuan në 2018-ën për filmin Mary Magdalene. Pak kohë pas lidhjes ata nisën të bashkëjetonin dhe në qershor të 2019-ës, u fejuan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?