Ylli i “Little Mix” është në pritje të fëmijës së parë
Ylli i “Little Mix”, Leigh-Anne Pinnock është shtatzënë. Këngëtarja 29-vjeçare zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Andre Gray. Lajmin e bëri me dije përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante se ëndrra e saj më në fund po bëhej realitet.

“Ne kemi ëndërruar për këtë moment për kaq shumë kohë dhe nuk mund ta besojmë se ëndrra më në fund po bëhet e vërtetë…mezi po presim ta takojmë.“, shkroi këngëtarja e famshme.
KOHA JONË SONDAZH


