Ylli i pop-it Lady Gaga përgatitet për Super Bowl 2017

Gjithçka gati për Super Bowl. Lady Gaga po stërvitet ( në kopshtin e shtëpisë së saj siç tregon në një foto të publikuar Instagram) për shfaqjen e 5 shkurtit, një nga ngjarjet sportive dhe muzikore më e shumëpritur e vitit.

Ndërkohë që disa zëra kanë ndezur polemikat mbi hipotezën që këngëtares i është ndaluar të flasë për politikë gjatë spektaklit. Por NFL përgënjeshtron gjithçka.

Mbështetëse e bindur e Hillary Clinton dhe opozitare e Donald Trump gjatë fushatës elektorale , këngëtarja e “Joanne” nuk është autorizuar të bëjë ndërhyrje politike gjatë Super Bowl, bën të ditur Entertainment Tonight.

Zërat u përgënjeshtruan nga një zëdhënëse e NFL: “Ky është një lajm pa bazë nga pegagarsona që kërkojnë të zgjojnë polemika aty ku nuk ka”. “Lady Gaga po përqendrohet për të bërë një spektakël të pabesueshëm për fansat dhe na pëlqen të punojmë me të, nuk duam të çojmë vëmendjen diku tjetër”, shton zëdhënësja.

Lady Gaga u konfirmua ylli i shfaqjes 2017, e konsideruar nga NFL “ngjarja muzikore më e ndjekur e vitit”, që në shtator 2016. Më shumë se 116,5 milionë spekatatorë në SHBA do të ndjekin kanalin televiziv Fox për të asistuar në shfaqjen që do të mbahet këtë vit, në Stadiumin NRG në Houston. Nuk dihet ende kush do të interpretojë me yllin e popit, por është e qartë se spektakli do të jetë i paharrueshëm!/Tgcom24

SHKARKO APP