Ylli Limani, Capital T e Noizy? Vajzat e njohura hapin zemrën, ja zgjedhjet e tyre

Tashmë jemi mësuar me lojërat e ndryshme që moderatori Ermal Peçi bën në programin ‘ABC e Pasdites’, ku shpesh herë të ftuarit ndodhen në situate hipotetike. Njëjtë ka ndodhur me Sara Gjordenin, Xhani Demikën dhe Antoneta Koçin. Të tre ishin përpara sfidës së zgjedhjes së një emri. Duket se Sara Gjordeni ka një pëlqim për këngëtarin Ledri Vula pasi e zgjodhi më shumë se dy herë.

Teksa Ermali e pyet më tej se me kë do shkëmbente emoji zemrash, do i përgjigjej për ta testuar apo dhe do ti bënte dhurata, ajo në të treja rastet zgjodhi emrin e Ledri Vulës. Një gotë verë mesa duket nuk do e pinte me Noizy.

Nga ana tjetër Xhani Demika njihet për raportet e mira që ka me VIP-at shqiptar, por në këtë intervistë u tregua diplomat duke I menaxhuar përgjigjet. Ai u shpreh se do të donte një takim me Era Istrefin pasi e njihte me pak, dhe gjithashtu që mund të ishte edhe e dashura e tij apo dhe ta kalonte një fundjave.

Ndërkohë Antoneta duket e ka një dilemë të madhe mes dy këngëtarëve shumë të njohur shqiptar Capital T dhe Ylli Limani. Ajo në këtë intervistë zgjodhi disa herë emrin e Capital T për një njohje, për ti dërguar një foto pa make up dhe si artisti që bën dhurata.  Nuk do të dilte aspak me Mc Kreshën dhe do të fliste për të testuar Ylli Limanin, apo dhe të kalonte një fundjavë me të.  Por me kë e mendonte ajo vetën çift?

“Secilit prej nesh janë disa personazhe të showbizit që ju duken simpatik, por unë e kam menduar edhe me Capitalin edhe me Yllin”.

SHKARKO APP