Ylli Limani: Me Tunën ekziston një dashuri e pastër
Tuna kohët e fundit ka qenë në fokus lidhur me dashurinë e saj të re. Ndonëse me Ylli Limanin nuk prononcoheshin në media, ata shtonin kërshërinë me publikimin e fotove në rrjetet sociale. Askush nga dy artistët nuk kanë pranuar, por as kanë mohuar marrëdhënien e tyre, deri në momentin që këngëtari ishte i pranishëm në emisionin Fun Day dhe me shumë siklet iu përgjigj thashethemeve. Diçka e tillë është vënë re që në momentin e parë kur u shfaq në ekran fotoja edhe pse mohoi lidhjen me artisten 31 vjeçare, transmeton intv. Ylli deklaroi se “jemi vetëm miq dhe se ekziston një dashuri e pastër dhe respekt reciprok mes nesh”.