Young Zerka flet për ndarjen me Ronela Hajatin
I ftuar në “Shiko kush luan” episodin e sotëm (e shtunë, 21 nëntor), gjatë një loje së bashku me moderatoren Kiara Titon, Young Zerka u pyet se cila është biseda e fundit me Ronela Hajatin.
Paksa në siklet, këngëtari u shpreh se i ka fshirë dhe më pas e vërtetoi këtë duke treguar telefonin. Më vonë, pasi edhe Kiarës iu kërkua të tregonte bisedën e fundit me Butrint Imerin (edhe kjo e kishte fshirë), Zerka tha: “Emri ekzistonte aty, te mua nuk ekzistonte emri.”
I pyetur nga Luana me habi nëse i kishte fshirë emrin, Zerka u përgjigj me: “Çdo gjë”.
I pyetur më vonë nëse Ronela vazhdon të jetë shpirti i tij binjak, ai u shpreh se “dallëndyshet kanë ikur, kanë shtegtuar”.
Mesa duket, dyshja e ka shkëputur totalisht marrëdhënien, e cila për hir të së vërtetës nuk u konfirmua kurrë, të paktën jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në fund të qershorit, e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, Ronela u shpreh:
“Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.”