Yuri Kim foto me Dua Lipën: E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë
Një takim me yll botëror të muzikës Pop, Dua Lipën e ka zhvilluar edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Në llogarinë e saj në Instagram, Kim shkruan se e ka uruar qytetaren më të re të Shqipërisë, pasi Dua ditën e djeshme mori pasaportën shqiptare.
Po ashtu ambasadorja nuk ka nguruar as të shprehë emocionet për koncertin i cili do të mbahet mbrëmjen e sotme nga Dua me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
“E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”.
View this post on Instagram