Zaimina ndahet nga i dashuri
Zaimina Vasjari duket se i ka dhënë fund historisë së saj disa vjeçare me dashurin e saj të cilin nuk e bërë asnjëherë publik.
Në korrik të 2015-ës, Zaimina Vasjari publikoi për herë të parë një foto me të dashurin. Në një postim në “Instagram”, ajo shfaqej e mbështjellë nga krahët e një burri, të cilit i shkruante: “Love me like you do” (Më duaj siç do ti). Që nga ai moment gjithçka dihej për këtë çift ishte se po shijonin historinë e gjatë duke planifikuar edhe dasmën.
Pak kohë më parë, vetë këngëtarja për “Bluetooth” është shprehur se kishin menduar edhe për dasmën, pas historisë së dashurisë që po përjetonin. Por, duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet.
Burime pranë këngëtares kanë treguar për “Bluetooth” detaje nga kjo ndarje. Miqtë flasin se shkak i krizës ishte xhelozia. Sipas tyre, i dashuri i Zait kohët e fundit kishte shfaqur shpeshherë shenja xhelozie ndaj bukuroshes së ekranit. Kjo është edhe një ndër arsyet pse këngëtarja është distancuar për disa kohë nga muzika.
“Të shpeshta kanë qenë debatet e çiftit pikërisht për këtë temë. Krisjet kanë nisur që në pranverë, por të dy janë përpjekur që të reflektojnë dhe t’i rikthehen edhe njëherë kësaj lidhjeje shumëvjeçare. Zaimina nga ana e saj u angazhua me profesionin si arkitekte, por edhe në biznes, pasi kohët e fundit ajo ka hapur edhe një butik me veshje ekstravagante.
Gjithashtu, prej kohësh këngëtarja i mungonte edhe jetës së natës, duke hequr dorë edhe nga të kënduarit live, por duket se nuk ka mjaftuar. Pas disa debateve që kanë pasur, të dy kanë vendosur t’i japin fund, duke hedhur pas krahëve një histori gjashtëvjeçare” shkruan suplementi sot.
/Bluetooth, gazetare Enida Himaj/Ora