Zaimina Vasjari dhe Françeska Jaçe në Dubai
Mikeshat e reja mes vajzave të shoëbizz-it, këngëtarja Zaimina Vasjari dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, janë arratisur së bashku drejt destinacionit më të përfolur për udhëtimet e vajzave VIP, Dubain. Ato kanë planifikuar një udhëtim të shtrenjtë larg Shqipërisë, pikërisht në këtë periudhë vjeshte, për të provuar dhe njëherë plazhin dhe temperaturat e larta, duke shijuar pushime luksoze.
Nuk dihet nëse kanë shkuar vetëm apo me të dashurit respektivë, pasi deri tani kanë postuar foto vetëm, duke u mjaftuar me ekspozimin e linjave të tyre superseksi.
Edhe pse kanë profesione krejt të ndryshme, ato u miqësuan pasi Zaimina hapi dyqanin e saj të fustaneve për evente, për ekspozimin e të cilave ftoi Françeskën si modele. Duket se bashkëpunimi u pëlqeu vajzave, të cilat e thelluan shoqërinë me udhëtime luksoze e shpenzime marramendëse jashtë një bashkëpunimi formal, shkruan sot Panorama Plus.