Zaimina Vasjari do bëhet nënë, pranon hapur shtatzëninë

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari ka disa kohë që merr vëmendjen e mediave për jetën e saj private. Prej disa kohësh, ajo është në një lidhje dashurie me një biznesmen, por asnjëherë nuk ka folur rreth kësaj marrëdhënieje. Dje për herë të parë ajo zbuloi se do të bëhet nënë, pasi është gjashtë muajshe shtatzënë. Ka disa kohë që është shkëputur nga muzika dhe mungesa e saj është vënë re nga të gjithë. Por Zaimina nuk qëndroi larg syrit të publikut, pasi vazhdon të publikojë fustanet nga dyqani i veshjeve me emrin e saj.

https://www.instagram.com/p/BaG0wWJhQhN/

SHKARKO APP