Zajmina Vasjari publikon foto, por fsheh barkun

Me shumë mundësi edhe pasi të kenë kaluar disa muaj nga shtatzënia, për Zaimina Vasjarin do t’i kemi pikëpyetjet deri në momentin e fundit. Jo vetëm sepse lajmi për shtatzëninë nuk është konfirmuar nga ajo vetë, por edhe nëse është në pritje të një fëmije, trupi i saj do ta tregojë shumë vonë këtë. Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, pasi u largua jashtë Shqipërisë për disa javë është rikthyer dhe siç shihet ka nisur projekte të tjera. Nuk ka ndër mend të ndalet. Biznesi me veshje, të cilin bukuroshja e ka hapur prej disa kohësh, është tashmë angazhimi kryesor për Zaiminën, që natyrisht ka nevojë edhe për promovim në rrjetet sociale. Kjo është arsyeja e rikthimit të këngëtares në Instagram pas disa javësh mungesë. Dhe qëllimi është mjaft i qartë, meqenëse pas fotos që ka postuar për të prezantuar koleksionin e ri të veshjeve, Zaimina ka mbyllur edhe komentet. Ndoshta sepse e dinte që kureshtja e fansave do të kërkonte të dinte më shumë nga ajo. Në foton me stil, barku nuk duket thuajse fare. Është e qëllimshme ose jo, nuk e dimë, por ndoshta është akoma herët për të marrë një konfirmim nga vetë këngëtarja.

SHKARKO APP