Zana Krasniqi, një leksion anonimati

Nëse ne kemi Valbona Selimllarin si missin e përjetshëm e vajzën më të bukur shqiptare, në Kosovë më e bukura është Zana Krasniqi, që është zhdukur prej kohësh nga jeta publike.

Nuk duket askund, as në rrjetet më të populluara si Instagrami. Veç nëse i publikojnë të tjerët ndonjë foto rrallë e për mall, si në këtë rast artistja e make up-it në Prishtinë, Sellma Kasumoviq, që e ka pasur mysafire në sallonin e saj. Me këtë rast na ka sjellë pas kaq e kaq kohësh një foto të vetme të Zanës, që nuk e shohim askund. As në ekran, as nëpër rrjet, si për të na e provuar me firmë e vulë, që nëse nuk do të shfaqesh e të jesh pjesë e portaleve dhe thashethemeve, mjafton të bësh si Zana.

Nuk ka një profil (që të paktën të jetë aktiv), nuk del nëpër fotot e shoqeve dhe ja ku u bë: anonimat i plotë. Pas martesës Zana iu përkushtua vetëm jetës familjare dhe rritjes së dy fëmijëve, që gjithashtu i ka mbajtur larg mediave dhe shfaqjeve publike. Kaq e thjeshtë është. Nëse s’do që të shkruajnë për ty, e ke vetë në dorë./TiranaPost/

https://www.instagram.com/p/BeQ41RIh7ZY/?taken-by=sellmakasumoviq

SHKARKO APP