Zanfina feston ditëlindjen, ja si ka ndryshuar ndër vite
Showbiz E Mërkurë, 21 Prill 2021 11:16
Zanfina Ismaili sot feston ditëlindjen e saj të 30-të.
Këngëtarja e njohur pjesë e skenës muzikore u bë që në moshë të re dhe së bashku me motrën e saj Adelinën, sollën shumë risi në tregun muzikor shqiptar me paraqitjet e tyre.
Kjo ditëlindje për këngëtaren duhet të jetë në fakt, nga më të këqijat që ka kaluar në jetë pasi nuk ka shumë ditë që ajo ka humbur nënën e saj.
Që nga fillimi i paraqitjes në skenë ajo ka pësuar ndryshime të mëdha në dukje, madje janë përfolur edhe ndërhyrjet kirurgjike, të cilat i ka pranuar edhe vetë ajo.