Zanfina flet mbi lidhjen 11-vjeçare me Faton Shoshin

Zanfina Ismaili dhe Faton Shoshi kanë qenë bashkë për 11 vite e gjysmë dhe këtë e deklaroi vetë këngëtarja në një intervistë të fundit për “Mirage”. E pyetur rreth lidhjes në fjalë, Ismaili u shpreh: “Ka zgjatur 11 vite e gjysmë. Është hera e parë që flas. Edhe në dashuri, çdo fillim është i mirë dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi gjërave, në dashuri, në lidhje, dashuria, besimi apo diçka e ngjashme që e përbën një lidhje vjen edhe fundi”.

Sot, a kanë shoqëri të paktën? Zanfina e krahasoi situatën me një gotë të thyer, që kur ngjitet thjesht nuk është më e njëjta. ”Ne fillimisht kemi qenë shokë e më pas krijuam lidhje, por u thye gota dhe nuk mbeti më as shoqëria. Kështu që jo, nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes. Nuk ia lë fajet e mia tjetërkujt, kështu që është 50 me 50”.

Lajmi se këngëtarja dhe i dashuri biznesmen i dhanë fund qarkulloi në 2014- n, por dyshja preferoi të mos prononcohej. Në fakt, ç’është e vërteta Ismaili ka folur shkurtimisht edhe në 2016- n rreth raportit të saj me Shoshin, pas ndarjes. Në “Elite Show”, artistja ka thënë: ”Nuk kemi marrëdhënie të këqija. Kur takohemi përshëndetemi, dhe kaq. Nuk ishte një nga ato ndarjet tani e tutje jemi në gjak. Pra nëse takohemi, nuk kemi një armë gati në xhep”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?