Zanfina, rekord klikimesh me këngën për nënën
Tronditja që pësoi në jetën private, me largimin e nënës së saj nga jeta, bëri që këngëtarja Zanfina Ismaili të largohet përkohësisht nga skena për t’u rikthyer me një projekt dedikuar Monës, nënës së saj të ndjerë.
Videoklipi i saj ka arritur 300 mijë klikime në kanalin Youtube në vetëm pak orë nga publikimi.
Ky projekt është mirëpritur dhe ka emocionuar të gjithë, përfshi edhe motrën e saj, Adelinën.
Ajo ka bërë madje një dedikim përmes rrjeteve sociale duke u shprehur krenare për Zanfinën.