Zbardhet pasuria e Princ Lekës

Kryefjalë në vend është famillja Mbretërore, me situatën e krijuar mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes, aktores Elia Zaharia. Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit.

“Prona kanë shumë. Disa të marra, disa të pamarra. Nuk kam ide shifrash, është në gjendje të rehatshme ekonomike, ka jetuar rehat, s’di të ketë probleme financiare. Di që po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit, e zonja ka marrë një pronë të dhuruar nga princi”.

Ai thekson se Princ Leka aktualisht jeton me qira dhe se pas përfundimit të procesit të divorcit do vendoset në Pallatin Mbretëror. Ndërsa sa i takon Elia Zaharisë dhe vajzës, të cilat jetojnë ende në Pallatin Mbretëror, më pas do të vendosen në një shtëpi tjetër, që sipas Bashës u është dhuruar nga Princi.

“Ai është në shtëpi të tij, ka lënë ish-bashkëshorten të jetojë në shtëpinë e tij dhe jeton me qira derisa të mbarojë divorci, është djalë i jashtëzakonshëm. Ai është jetim, gjeti mbështetje te bashkëshortja dhe një familje. Ai jeton jashtë oborrit mbretëror, deri ditën kur të zgjidhet dhe ajo të sistemohet në një banesë tjetër, që ja ka dhënë ky bashkë me një biznes”, tha Basha.

SHKARKO APP