“Zbulohen” fitueset e edicionit të 20-të të Këngës Magjike?

Shumë ëndrra të artistëve për të marrë çmimin e madh mund të jenë shuar kur dy mikeshat e ngushta u shfaqën në skenën e Këngës Magjike për të prezantuar këngën për edicionin e 20-të.

Aurela Gace njihet si artistja shpërthyese që nuk njeh humbje, një DIVA e vërtetë që godet në çdo projekt muzikor.

Ajo së bashku me Eli Farën kanë bashkëpunuar për duetin e tyre të parë, të titulluar “Zemra rratata”, të cilën e prezantuan sot tek Kënga Magjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënga është ritmike dhe zërat e dy artisteve shkojnë shumë, ndonëse kanë kënduar gjithmonë në zhanre të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muzika është punuar nga Adi Hila, ndërsa teksi nga Erion Isai. Për rrepturën janë frymëzuar nga poezia e Fan S.Nolit, “Dale Moj”.

Mbetet për tu parë nëse Aurela dhe Eli do e marrin triumfin e këtij viti tek Kënga Magjike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?