Zbulohen FOTOT… Ja kush është vajza dhe bashkëshorti i Romana Vlahutin
Këto ditë që politika gumëzhin për çështjen Tahiri, seç ka një tërheqje të faktorit ndërkombëtar.
Asnjë nga trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë nuk po thotë asgjë. Ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin, të cilët nuk kanë ngurruar të flasin edhe me emra konkretë, nuk kanë thënë asgjë.
Ndërkohë, zonja Vlahutin ka bërë një gjë shumë më të mirë këto ditë, sesa të përfshihej në rrëmujën tonë politike. Sipas fotove që na sjell paparaci, ajo ka shpenzuar disa orë me familjen e saj në një qendër komerciale. Kjo është mbase hera e parë që ne shohim ambasadoren me një veshje sportive.
Gjithashtu, kjo është hera e parë që ne njohim vajzën dhe bashkëshortin e saj. Për vetë natyrën problematike, me të cilën shoqërohen ngjarjet në Shqipëri, të huajt që ngarkohen me punë këtu, na bëhen shumë shpejt si persona me të cilët jetojmë prej kohësh dhe ndajmë përditshmërinë.
Ata shpesh duken si zgjatime të institucioneve tona, por shpesh edhe si imponuese të vullnetit të Perëndimit. Prandaj dhe janë shumë të rëndësishëm për ne dhe i shohim si një dritë shprese sa herë hapin gojën.