Zbulohen konkurrentët e “Dance With Me”: Linda Rei mbetet pa partner

“Dance With Me” do të rinisë në sezonin e ri televiziv në “TV Klan”. Burime për Anabel.al zbuluan 5 e ½-tat çiftet që do të konkurrojnë në edicionin e 3-të të këtij spektakli kërcimi. Gjithçka është thuajse gati por, një prej konkurrentëve, Linda Rei, deri më tani nuk ka partner.

Tre ish-konkurrentë të “Big Brother” do të konkurrojnë tani në “Dance With Me”. Çifti Xheni-Benardi u njoh në BB, Benardi i propozoi Xhenit përpara disa ditësh dhe tani, konkurrojnë në disiplinën e kërcimit si të fejuar.

Gjithashtu, konkurrente do të jetë ish-banorja e “Big Brother 8”, Xhensila Pere, që do të konkurrojë në krah të modelit apo reperit muskuloz Trim Jetullahu. Aktorja e “Top Channel”, Ana Lika, dhe moderatori i IN Tv, Albi Isakaj, do të konkurrojnë bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moderatorja Fiori Dardha do të jetë çift në kërcim me violinçelistin Iljard Shaba, ndërsa këngëtarja Rovena Stefa do të konkurrojë me moderatorin e “Klan Kosova”, Meriton Mjekiqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër konkurrente e këtij edicioni do të jetë Linda Rei, artistja e makeup-it që kohëve të fundit, është bërë objekt i mediave për fejesën me një biznesmen shqiptar me banim në Zvicër.

Linda, që tek “Zonë e Lirë” ka folur hapur për ndryshimin e gjinisë, duket të ketë mbetur pa partner. Në listën e çifteve konkurrente të “Dance With Me” emri i saj FIguron vetëm, diçka që nuk ka ndodhur më parë në këtë spektakël, ku konkurrimi bëhet në çift dhe secili duhet të ketë partnerin e vet.

Kujtojmë se vjet, në listën e konkurrentëve ishte Einxhel Shkira, por pasi u mësua se ajo s’do të ishte pjesë e spektaklit, producentët e shpjeguan duke thënë se nuk kishin mundur t’i gjenin partner.

Ndaj duket e pashpjegueshme përse Linda Rei nuk ka akoma një partner e megjithatë, duket të jetë e konFIrmuar si konkurrente. Kjo mbetet për t’u parë; nëse Lindës nuk i gjendet një partner me llimin e spektaklit, do të linte dyshime nëse është thjesht për arsye diskriminimi karshi saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?