Zbulohen tensionet, Charles urdhër princit Harry-t për Meghanin: Mos e merr…

Zia nuk ul tensionet në familjen mbretërore. Kur u informoi se gjendja shëndetësore e Mbretëreshës ishte shqetësuese, princ Harry u nis menjëherë për në kalanë ku gjendej Elizabeth II, por pa prezencën e Meghan. Të gjithë u çuditën me mungesën e dukeshës, por Meghan nuk shkoi për një arsye madhore: Charles (mbreti aktual), i kërkoi Harry-t të mos e merrte me vete për të parë nga afër gjendjen e mbretëreshës.

“Tensioni ishte shumë i lartë dhe nuk kishte asnjë mundësi që Meghan të shkonte në Balmoral. Fakti që fillimisht u tha u tha se Harry dhe Meghan do të shkonin të dy, por pastaj u korrigjua deklarata dhe u përmend vetëm Harry, tregon shumë për dramën në prapaskenë”.

Një tjetër burim për “The Sun” i shtoi më shumë benzinë zjarrit dhe u shpreh se “Charles i tha Harry-t se nuk ishte e përshtatshme që në një kohë kaq të trishtuar, Meghan të ishte prezente në Balmoral”, duke e bërë të qartë që Meghan nuk ishte e mirëpritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vdekjes së Elizabeth II, Meghan iu bashkua familjes mbretërore dhe po kryen të gjitha ritet dhe traditat e duhura për të nderuar monarken që mbretëroi për 70 vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?