Zbulohet aktori hollivudian që do të interpretojë Skënderbeun
Ish-kongresmeni në Amerikë, Joe DioGuardi pritet të sjellë një film rreth heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Për të luajtur rolin e tij në film, ai është shprehur se i duhuri mund të ishte aktori i njohur i Hollivudit, Russel Crow.
Aktori Crow është i mirënjohur për rolin e tij të gjeneralit romak Maximus Decimus Meridius të cilin e ka realizuar me mjeshtëri në filmin Gladiatori.
DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, u ka treguar mediave të huaja se ai e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.
Ish kongresmeni shqiptaro – amerikan tregon:
Do t’i tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur edhe Skënderbeu ishte në pikun e karrierës.”
DioGuardi është shprehur se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit duke shtuar që kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh.
Ai vazhdon më tej:
Nëse ke një skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët.”
KOHA JONË SONDAZH

