Zbulohet e dashura bukuroshe e Taulant Xhakës
Futbollisti i Kombëtare shqiptare dhe i skuadrës së Baselit, Taulant Xhaka është shfaqur gjithmonë shumë i rezervuar sa i përket jetës private. Është përfolur shumë herë në mediat obline, por asnjëherë nuk e kemi parë zyrtarisht në krahët e ndonjë bukurosheje.
Së fundmi në mediat online “Gazeta Express” shkruan se Taulanti është në një lidhje me shqiptaren Doresa Halilaj.
Ajo jeton në Neugreuth është femra e dytë më e bukur në Gjermani. Së fundmi u zhvillua “Miss Universe Germany” dhe 22-vjeçarja shqiptare ishte shumë afër marrjes së kurorës. Edhe pse u shpall e dyta ajo ndihet krenare dhe merr thuajse çdo ditë oferta për modelim.
Doresa është infermiere në klinikën e emergjencës në Tubingen dhe kujdeset për pacientët e saj. Bjondja mr sytë e saj ngjyrë kafe, ka arritur të shpallet më e bukura e Metzingenit dhe e dyta në “Miss Diaspora”. Në këtë të fundit ajo ka marrë pjesë për shkak se prindërit e saj janë me rrënjë nga Kosova.
Ndërkohë Taulanti këto ditë ndodhet në Shtutgard, në vendin ku jeton edhe Doresa. Duket se ai po shfrytëzon pushimet për t’i kaluar pranë të dashurës së re.