Zbulohet emisioni nga Kristi në Top Channel

“Urban Gen” është projekti më i ri që nis në muajin Prill në Top Channel, ku në fokus do të ketë rininë. Së bashku, Kristi Lamaj dhe Lei Kraja krijojnë një dyshe në ekran, duke kombinuar stilin urban me profesionalizmin televiziv. “Urban Gen” nën drejtimin e tyre do të shndërrohet në një hapësirë ku të rinjtë mund të frymëzohen, të debatojnë dhe të argëtohen njëkohësisht. Pjesë e programit do të jenë edhe personazhe të njohur nga bota e artit, muzikës, sportit dhe kinematografisë.

Kristi Lamaj shquhet për stilin e tij dhe komunikimin natyral me publikun. Ai do të sjell në “Urban Gen” një frymë dinamike, duke u fokusuar në temat, trendet rinore dhe stilin e jetesës që karakterizon gjeneratën e re. Me prezencën e tij ngacmuese, por njëkohësisht karizmatike, Kristi arrin të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë me audiencën.

Nga ana tjetër, Lei Kraja është një prezantuese me përvojë, e njohur për profesionalizmin dhe spontanitetin e saj. Në “Urban Gen”, ajo sjell një balancë perfekte mes informacionit dhe argëtimit, duke e bërë programin tërheqës për një publik të gjerë. Energjia pozitive dhe mënyra e saj e të komunikuarit do e bëjnë çdo episod më të gjallë dhe interesant. Emisioni do të realizohet në një studio televizive me një skenografi me stil industrial dhe modern. E konceptuar dhe ideuar nga Redian Preni. Producente e programit Ledja Liku, Autore Leda Hysa dhe regjia Julian Dautaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?