Zbulohet i dashuri i ri i Tunës?!

Këngëtarja shkupjane Tuna, pak kohë më parë ka përfunduar lidhjen e shumë përfolur me Cozman.

Kohët e fundit ajo është parë shumë në shoqëri të Ylli Limanit, kështu disa media duke konstatuar se mes tyre ka diçka, por Ylli e ka mohuar një gjë të tillë.

Burime të afërta me çiftin thonë që artistja seksi është në lidhje me vëllain e Robert Berishës, Patrisin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patrisi dhe Tuna janë parë bashkë në disa vende, fotografi këto që vetë këngëtarja i ka publikuar në Snapchat.

Swiss Digital Mobile Reklama

I kontaktuar nga Lajmi, Patris Berisha tha se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Madje, kur u pyet nëse janë në lidhje, sikur edhe u nervozua. Ai tha që kurrë më mos të pyetet për këtë çështje.

“Jo nuk është aspak e vërtetë, nuk dua të flas për këtë çështje. Edhe kurrë më mos më kontaktoni për këtë punë”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?