Zbulohet identiteti i djalit që po puthej me Arbenitën

Një video e modeles Arbenita Ismajli duke u puthur me një djalë i cili nuk është Fero, po qarkullon në internet prej ditës së sotme.

Kjo video vjen vetëm një ditë pasi Arbenita postoi një fotografi me Feron pas një kohe të gjatë pasi çifti shpesh është pjesë e lajmeve për shkak të paqartësisë me lidhjen e tyre.

Megjithatë, kjo foto është fshirë nga profili i Instagramit të modeles dhe tani një tjetër mashkull shfaqet në krahët e saj, shkruan Gazeta Express.

Videoja e cila është publikuar tregon Arbenitën duke u argëtuar e duke u puthur me një djalë tjetër.

Ai është Kenned Tahiri, i cili është model dhe menaxher në një klub të njohur në Prishtinë.

E vetë Tahiri ka treguar arsyen pse ajo video është publikuar, duke thënë se llogaria e tij në Snapchat është hakuar dhe është ankuar për atë se sa të ligë janë njerëzit.

Presim të shohim ragimin e Feros dhe Arbenitës pas kësaj videoje dhe ndoshta një herë e përgjithmonë do ta dijmë se çfarë do të ndodhë me lidhjen e tyre.

SHKARKO APP