Zbulohet kur do vijë në jetë fëmija i tretë mbretëror

Familja mbretërore britanike ka konfirmuar para një muaji se dukesha Kate është në pritje të fëmijës së tretë. Pallati i Kesingtonit ka lajmëruar se anëtari i ri i familjes do të vijë në muajin prill. Në një njoftim të shkurtër, shkruajtën në Twitter: “Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të lumtur që të tregojnë se foshnja do vijë në jetë në prill të vitit 2018”. Duka dhe Dukesha janë prindër të 4-vjeçarit George dhe 2-vjeçares Charlotte. Kështu, fëmija i tretë i çiftit do të jetë i pesti në radhë për marrjen e fronit, pas Princit Charles, Princit William, Princit George dhe Princeshës Charlotte. Për Mbretëreshën Elizabeth, ky fëmijë do të jetë stërnipi ose stërmbesa e gjashtë. Nëse do të bëhet fjalë për një djalë, kjo do të jetë hera e parë ku do të hyjë në fuqi ndryshimi i miratuar në mars 2015, që i ndalon djemve mbretërorë të kenë përparësi ndaj motrave të tyre në linjën e trashëgimisë.

SHKARKO APP