Zbulohet letra e famshme e Tupac, pse u nda nga Madonna

Reperi Tupac ka vite që është ndarë nga jeta, por vazhdon të diskutohet marrëdhënia e tij me divën e muzikës. Sipas një postimi nga TMZ, zbulohet letra e famshme që ai i ka shkruajtur Madonnës gjatë qëndrimit në burg, duke i kërkuar që të përfundojë marrdhënia sepse ajo është e bardhë. “Karriera jote nuk do të ishte në rrezik nëse do të dilje me një njeri me ngjyrë, por do të bënte të dukeshe si njeri i hapur dhe do dhuroje emocione. Por për perceptimin e imazhit tim, ndjeva se nuk mund të lë gjysmën e njerëzve që më bënë ky që jam për ty. Nuk kam dashur kurrë të të lëndoj”, shkruhej në letër. Nuk dihet nëse dicka e tillë është e vërtetë, por letra është publikuar së pari nga personi që e mban, i cili e bleu në ankand për 170 mijë dollarë. Ndërkohë, Madonna nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me këto shkrime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?