Zbulohet sa do të paguhen prezantuesit e Sanremo 2020

”Il Giornale”, gazeta e përditshme italiane me bazë në Milano, ka bërë një llogaritje me përafërsi sesa mund të paguhen prezantuesit e Sanremo 2020. Referuar shifrave të kaluara, Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, mendohet se do të paguhet 500,000-600,000 euro.

Bashkë-prezantueset e tij në skenë, 11 personazhe të njohura të ekranit italian, por jo vetëm, mendohet se do të paguhen 20,000-25,000 euro. Rula Jebreal, analiste e politikës së jashtme arabe, shkrimtare dhe skenariste, është shprehur se do t’i dhurojë për bamirësi paratë. Mendohet se me të njëjtën shumë, pra 20/25 mijë euro do të paguhen edhe prezantueset e tjera.

Sipas ”Il Giornale”, emra të tjerë si Antonella Clerici, prezantuese italiane, mund të paguhen me dyfishin e shumës. Për Mara Venier, veteranen e televizionin italian, nuk dihet asgjë. Shpenzimet për Sanremo 2020 duhet të jenë në shifra të përafërta me edicionet e viteve të kaluara. Mendohet se shpenzimet kapin shifrën 18 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?