Zbulohet shifra e “çmendur” që Beyonce merr për një postim në Instagram
Që Beyonce kryeson ngado, tani e kemi mësuar, por kur përballemi me shifra, mbetemi sërish pa fjalë.
Beyonce është këngëtarja më e paguar për postime reklamuese në Instagramin e saj. Ajo është ndër artistet më të pasura, me më shumë shitje albumesh, e aftë të çmendë internetin kur jep një lajm nga jeta private.
Më e paguara nga firmat nëse do pranonte të bënte një postim reklamues në Instagramin e saj dhe kuptohet, shpjegimi kryesor nuk është numri i lartë i ndjekësve, sepse edhe personazhe të tjerë të famshëm kanë shumë ndjekës, por sepse është Beyonce.
Po e hapim zarfin, pa ju munduar…shifra është 1 milion dollarë. I merr Beyonce këto, mos prisni t’i shihni me sy.
Menjëherë pas saj renditet Selena Gomez, këngëtarja e ëmbël e cila mban vendin e dytë mes kolegeve për çmimin që i ofrohet për një postim reklamues.
E dimë ende po mendoni për Beyonce. 1 milion dollarë janë mbi 100 milionë lekë të reja.
https://www.instagram.com/p/BRoudbgARB7/
https://www.instagram.com/p/BP-rXUGBPJa/