Zbulohet shkaku i vdekjes së Tina Turner

Tina Turner ka vdekur nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Zvicër, është konfirmuar nga gazeta Daily Mail.

Këngëtarja legjendare u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Küsnach afër Cyrihut pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar. Ajo kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.

Përfaqësuesit e saj konfirmuan për DailyMail se Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it vdiq nga shkaqe natyrale. Ata njoftuan lajmin e hidhur për vdekjen e saj më 24 maj, duke thënë: “Me të bota humbet një legjendë dhe model të muzikës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?