Zbulohet shteti ku do të mbahet Eurovision 2023

Organizatorët e festivalit kanë vendosur që Eurovision 2023 të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo në Ukrainë, për shkak të pushtimit rus që ende vazhdon.

Mbretëria e Bashkuara doli në vendin e dytë në Eurovisionin e këtij viti, prandaj organizatorët e festivalit nisën bisedimet për mbajtjen e festivalit të ri në këtë shtet.

Deri më tani nuk është bërë me dije se në cilin qytet do të zhvillohet Eurovisioni por interes për organizimin e tij kanë shprehur Glasgo dhe Mançester.

Ndërkohë, në garë për të qenë organizatorë të këtij festivali mund të jenë edhe qytetet e tjera përfshië Lids, Liverpul, Njukesëll, Birmingam, Aberdin, Londër, Brajton, Belfast dhe Kardif.

Qytetet që duan të jenë vendi pritës i festivalit duhet të dëshmojnë se kanë infrastrukturën e duhur për t’u mbajtur Eurovisioni.

Në Eurovisionin që u mbajt në maj të këtij viti, fitues u zgjodh bendi nga Ukraina, Kalush Orchestra, ndërkaq Sam Ryder nga Mbretëria e Bashkuar doli në vendin e dytë.

SHKARKO APP