Zbuloni kush ka vendosur rekord të ri në “Xhiron rreth Botës”

Një balonist rus ka thyer një rekord të ri botëror, duke udhëtuar pa pushim rreth botës. Balona e Fyodor Konyukhov, thuhet se ka kaluar direkt mbi fushën ajrore të vendit të quajtuar Northman në Australi ku ai filloi udhëtimin e tij 11 ditë më parë. Në qoftë se rekordi i tij konfirmohet nga federata “World Air Sport”, balonisti i bie t’ia ketë kaluar rekordit të vendosur nga Amerikani Steve Fosset në 2002-in, me dy ditë më shumë. Konyukhov, 65-vjeç, pritet që të zbarkojë në tokë në orët e vona të së Dielës. Djali i tij, Oscar thotë për BBC Australia, që kjo nismë ka qenë shumë e vështirë, sidomos pas disa netëve të kaluara mbi Oqeanin Indian, ku ai ishte më afër Antarktidës se sa Australisë. Por gjithsesi ai tha se është mirë. Amerikanit, i cili vendosi rekordin e parë, i cili gjithashtu filloi nga Northman-i, iu deshën 13 ditë dhe 8 orë për të vendosur rekordin e tij.

SHKARKO APP