Zbuloni si mbyllet viti 2019 dhe nis 2020 për të gjitha shenjat
DASHI: Në këto ditë do të ndiheni të guximshëm e të papërmbajtur. Do të thoni gjënë e parë që do t’ju vijë në mendje e do të bëni si t’ju vijë për mbarë. Nuk do të mendoni për pasojat e veprimeve tuaja dhe kjo nuk është e këshillueshme. Nga përgjigjet që do të jepni, lidhja juaj do të vihet në provë të vështirë. Në fundjavë mund të merrni një lajm që do t’ju turbullojë.
DEMI: Nuk do të jeni në sintoni me ambientin që ju rrethon në këto ditë festive. Do të ndiheni në humor të keq dhe do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët. Bëni kujdes, sepse një sjellje e tillë mund të prishë atmosferën në familje. Fajin për këtë e ka Hëna e vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, por ju bëni gjithçka keni në dorë që të qetësoheni.
BINJAKËT: Fokusi gjatë kësaj jave për të lindurit e shenjës së Binjakëve do të jetë familja. Të gjitha bisedat do të vërtiten rreth një çështjeje familjare që ju shqetëson prej kohësh. Përpara se t’i uroni mirëseardhjen Vitit të Ri, duhet të merreni me zgjidhjen e një çështjeje që ka mbetur e zvarritur prej kohësh. Probleme në horizont edhe në sferën sentimentale.
GAFORRJA: Ky fund viti do t’ju gjejë të plogët. Do të jenë të shumtë ata që do të zgjedhin të rrinë në shtëpi, të veshur me pantofla, duke parë serialin e tyre të parapëlqyer në televizor. Le të themi që ky do të jetë objektivi juaj i kësaj jave, të rrini vetëm ose në shoqërinë e ndonjë miku dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
LUANI: Do të dëshironi gjatë këtyre ditëve që të jeni të shpenguar dhe të çliruar prej problemeve të përditshme. Do të parapëlqeni të argëtoheni me miqtë, duke qenë se edhe angazhimet i keni më të pakta. Bëni kujdes të mos i shmangeni një përballjeje me partnerin, pasi mund të lindin keqkuptime që më pas do ta keni të vështirë t’i sqaroni.
VIRGJËRESHA: Për fat, yjet do t’ju favorizojnë, sidomos në aspektin profesional. Duke qenë se financat tuaja do të shtohen, do të parapëlqeni që gjatë këtyre ditëve në prag festash të bëni sa më shumë blerje. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtoni edhe pamjes së jashtme për natën e Vitit të Ri. Festat do të jenë një rast i mirë që t’i kaloni në shoqërinë e një personi që e keni për zemër.
PESHORJA: Do të ndiheni të stresuar gjatë këtyre ditëve festash për shkak të angazhimeve të shumta. Përgjegjësitë dhe detyrimet do t’ju bëjnë të ndiheni nervozë dhe kjo nuk do të kalojë pa u vënë re nga të afërmit tuaj. Mundohuni ta mbani veten të paktën në vendin e punës, pasi kjo mund t’jua shpërqendrojë vëmendjen.
AKREPI: Çifti i planetëve Mars-Mërkur, që do të vazhdojnë të jenë të kthyer edhe për pak kohë nga shenja juaj, do të theksojnë te ju ndjenjën e egoizmit. Do të keni vështirësi në komunikim gjatë këtyre ditëve, sidomos me personat me të cilët keni një marrëdhënie të ngushtë. Edhe pse situata mund të mos marrë për mirë, përpiquni që të gjeni sërish ekuilibrin e brendshëm.
SHIGJETARI: Planetët ju favorizojnë dhe ju do të ndiheni më energjikë se kurrë gjatë këtyre ditëve të festave. Do të kaloni bukur në shoqërinë e miqve dhe më pas do t’i përkushtoheni punës. Çdo problem që do të keni do ta zgjidhni pa vështirësinë më të vogël. Nëse do të keni ndryshime që do të ndikojnë në punën tuaj, do t’ju duhet që të përshtateni.
BRICJAPI: Përpara jush do të shpalosen mundësi të shumta, që do t’ju favorizojnë në aspektin profesional, të cilat më pas do të rezultojnë të leverdishme në aspektin financiar. Ofertat do të jenë të shumta dhe do ta keni të vështirë t’i refuzoni. Me pak mundim do t’ia dilni mbanë. Mbase duhet të rrezikoni pak për një investim që e keni për zemër.
UJORI: Jeni dyshues për shkak të zgjedhjeve që keni bërë gjatë kësaj periudhe, por tashmë është e pamundur ta ktheni kohën pas. Edhe në aspektin sentimental do të hasni vështirësi. Duhet t’i peshoni mirë gjërat për të kuptuar se në ç’pikë është lidhja juaj, në mënyrë që të vendosni si të vazhdoni. Kryejini mirë detyrimet tuaja, kur vjen fjala te puna, që të keni rendiment të lartë.
PESHQIT: Keni rënë në letargji dhe miqtë dhe të afërmit do ta kenë të vështirë t’jua kthejnë mendjen dhe t’ju bindin që të dilni nga shtëpia. Bëni kujdes, sepse humori juaj i keq mund të ndikojë te të tjerët. Kujdes edhe me mënyrën si shpreheni, pasi mund të lëndoni ndokënd. Nëse e keni për zemër partnerin, do të bënit mirë që të sqaroheshit me të.