Zeka i tregon Nurës për gabimin që ajo ka bërë në edicionin e parë të ”Big Brother Vip Kosova”
Milaim Zeka tashmë është konfirmuar si opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3. Gazetari dhe ish-deputeti ka qenë i ftuar së fundmi në ”Kosova Today”, ku ka folur më shumë rreth kësaj.
Përmes një lidhje direkte ishte edhe ish-banorja e edicionit të parë të këtij spektakli, Juliana Nura. Në momentin e prezantimit të modeles, Zeka u ngrit në këmbë, gjersa më vonë theksoi edhe një çështje rreth saj, që normalisht lidhet me BBVK.
Zeka u shpreh se lidhja e dashurisë e Xhulit, e krijuar brenda shtëpisë, ishte një gjë e gabuar. ”Në aspektin njerëzor asnjëherë s’ka bërë gabim, por në aspektin sentimental, për shembull lidhja e saj e gabueshme brenda Bigut, shpeshherë i ka kushtuar Xhulit, jo të tjerëve, por Xhulit”, u shpreh ai.