Zërat brilantë në një duet të fuqishëm në skenën e Sanremo-s (VIDEO)

Në natën e dytë të Festivalit Italian, Sanremo 2020, Tizziano Ferro dhe Massimo Ranieri ndezën publikun në skenën e teatrit “Ariston”, me performancën e tyre magjike. Një emocion i vërtetë ka pushtuar skenën e Sanremos pas duetit të mrekullueshëm mes dy këngëtarëve të mëdhenj italian.

Dy zëra brilant që arritën të mbërthenin publikun pas ekranit, dhe të dhuronin një performancë elektrizuese. Ata risollën në skenë këngën e kënduar shumë vite më parë nga Massimo Ranieri, “Perdere L’amore”. Më në fund Amadeus arriti të realizonte ëndrrën e këngëtarit, Tiziano Ferro për të bërë një duet me të famshmin, Massimo Ranieri.

Me zëra të fuqishëm, duket sikur janë trashëgimtarë të njëri-tjetrit. madje në një moment me shaka, Massimo Ranieri i kërkoi Tiziano Ferro-s ta thërriste ‘baba’, çka shkaktoi të qeshura në publik. Pastaj Tiziano Ferro pyet publikisht Massimo-n: “Unë do të këndoj në Napoli. Ju lutem, ejani. Unë të dua ty si mysafiri im ”. Këngëtari i premtoi publikisht se do të jetë pjesë e koncertit.

SHKARKO APP