Zeta-Jones: Gratë nuk duhet të përulen për të arritur në karrierë

Catherine Zeta-Jones gjatë karrierës së saj ka interpretuar në shumë filma.

Aktorja 49-vjeçare ka folur rreth asaj se sa e vështirë eshte të jesh një grua në Hollivud.

Sipas “In Style”, zeshkania tha se gratë kanë shumë me teper presione se burrat në botën e kinemasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo punë është shumë e vështirë, sidomos për gratë. Asgjë nuk ka ndryshuar deri tani, mund të pretendojmë që gjendja e sotme në Hollywood është e ndryshme, por jo”, tha fillimisht bukuroshja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rrjetet sociale kanë bërë një hap më tutje, sepse gjithçka duket më bukur dhe më mirë se sa është me të vërtetë”, tha gruaja e Michael Douglasit. Kohet e fundit Douglas është akuzuar nga një grua se e ka ngacmuar seksualisht. Kjo duket se s’ka qene aspak e lehtë pët të dhe familjen e saj.

“Ne u shkatërruan pas atyre akuzave. Ne nuk e dinim se kush ishte ajo grua që akuzonte Michaelin. Edhe fëmijët janë të përfshirë në këtë bisedë”, tha aktorja 49-vjeçare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?