Zgjedh për ”date” Spiropalin, deputeti: Me Grida Dumën kam konflikt interesi

Deputeti Halit Valteri, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush LUAN”. Gjatë sfidës “Ndaje ose kovën”, Valterit iu bë kjo pyetje ”Halit, nëse nuk do të kishe qenë i martuar me cilat nga politikanet shqiptare do të dilje për një “dating”, pasi të duket shumë simpatike dhe cilën do ta refuzoje, pasi nuk të pëlqen nga pamja e jashtme. Ndaj sot dy emra në “Shiko Kush LUAN” ose kovat”.

Haliti zgjodhi të përgjigjet e të thotë dy emrat e tij. Teksa po tregonte emrin e gruas me të cilën do të zgjidhte të dilte për një “dating” të gjithë nga salla në fakt sugjeruan emrin e Grida Dumës, por Valteri na habiti duke thënë se në fakt jo duke qenë se ka konflikt interesi.

Ai zgjodhi emrin e Elisa Spiropalit pasi sipas tij është shumë simpatike, e nga ana tjetër gruan me të cilën nuk do të dilte për një “dating” nuk e shpjegoi se përse por tregoi vetëm se do të refuzonte Monika Kryemadhin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?