Zgjidhen konkurentet e “Miss Shqipëria 2015”

Ka përfunduar faza e parë e përzgjedhjes së konkurrenteve të këtij viti të spektaklit të bukurisë, “Miss Shqipëria 2015”. Rreth 276 vajza janë paraqitur pranë studiove të RTSH-së ku grupi përzgjedhës i ngritur nga “Deliart Association”, për tre ditë me radhë, 27, 28, 29 qershor, ka shqyrtuar kandidatet e këtij viti. Vajzat e prezantuara kanë qenë nga të gjitha zonat e Shqipërisë dhe shtete të tjera ku jetojnë shqiptarë. Si përfundim janë përzgjedhur 31 vajzat e këtij konkursi, të cilat pas disa ditësh do të nisin rrugëtimin e zakonshëm të “Miss Shqipërisë” në trevat turistike dhe historike të Shqipërisë, por edhe Malit të Zi, një rrugëtim që mbyllet në Voskopojë për të pritur mbrëmjen e 5 korrikut ku do të mbahet nata finale e konkursit prej të cilit shpallet mbretëresha shqiptare e bukurisë për këtë vit. Siç dihet fituesja do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Globe 2015”, i cili do të organizohet nga “Deliart Association”, në Kanada. 

SHKARKO APP