Zhaklin Lekatari kundër martesës së Luizit me Kiarën: Më duket i frikshëm ky hap i tyre

Opinionistja e Big Brother Vip, Zhaklin Lekatari, ka komentuar së fundmi edhe propozimin për martesë që Luizi i bëri Kiarës.

E pyetur lidhur me ketë situatë, Zhaklina tha se ky vendim i çiftit për martesë i duket i frikshëm.

Për të përforcuar këtë mendim të saj opinionistja tha se ka shumë arsye pasi sipas saj dy njerëz që janë njohur brenda një format duhet t’i jepën njëri-tjetrin më shumë kohë për tu njohur me dinamikat dhe përgjegjësitë pa qenë në lupën e kamerave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mendoj që është vetëm te seksi çështja. Dy njerëz që janë njohur brenda një formati mendoj që duhet t’i japin vetes kohën për ta njohur njeri-tjetrin në jetën reale, me dinamikat dhe përgjegjësitë e veta, pa lupën e kamerave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Martesa është një pakt, një kontratë dhe është një hap që duhet menduar mirë sepse nis një dimension i ri. E kam parë si përgjegjësi të madhe prandaj dhe nuk jam martuar. Unë nuk futem dot brenda ndjenjave të njerëzve por bazuar në eksperiencën time nuk e shoh të pëlqyeshme që dy njerëz pa u njohur 100% të hedhin një hap kaq serioz për të ardhmen e tyre.

Njëri nga ata jeton aty brenda mikrokozmosit të tij dhe se si do të jetë sjellja e tij, përshtypjet, feedbacku që do marrë jashtë këtë ne do ta shohim. Unë nuk do të doja të martohesha më një njeri që nuk e di se si është jeta jashtë. Luizi nuk e di çfarë përfaqëson jashtë as ai, nuk di as çfarë përfaqëson Kiara. Kjo lidhja seksuale është pjesë shumë e rëndësishme, nëse e shijon, keni energjinë e njëjtë, për të kuptuar nëse energjia është aty ku duhet të jetë. Më duket e frikshme ky hap i tyre,” tha Zhaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?