Zhduket aktorja e “Glee”, mendohet se është mbytur në liqen

Aktorja Naya Rivera mendohet se ka vdekur pasi djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetëm në një barkë në Liqenin Piru të Kalifornisë, ditën e mërkurë. Policia ka njoftuar se ka nisur kërkimet për një të mbytur.

Aktorja e serialit “Glee” mendohet se ka marrë me qira një barkë së bashku me djalin e vogël, por barka u gjet nga policia me vetëm fëmijën brenda, ndërsa makina e Rivera ndodhej e parkuar në breg.

Rivera dhe djali mendohet se kanë qenë duke notuar në liqen, ndërsa vetëm djali është kthyer në barkë. I vogli i ka thënë policisë se po notonte bashkë me të ëmën, por ajo nuk u kthye në barkë.

SHKARKO APP