Zjarr dhe akull, Bella Hadid dhe Lily Aldrige shkëlqejnë në Veneci
Showbiz E Hënë, 31 Maj 2021 12:13
Që të dyja modele shumë të njohura dhe të suksesshme, vajzat u shfaqën në një festë modë në Venecia duke shkëlqyer. Bella Hadid dukej e mrekullueshme në një fustan të bardhë më një të çarë të madhe deri në rrëzë të kofshës dhe Lily Aldridge me një fustan bust të kuq, i cili i jepte një ndriçim madhështor. Supermodelet gjithmonë arrijnë ta sundojnë pistën kudo që shkojnë me zgjedhjet e tyre që janë gjithmonë fjala e fundit e modës.