Batuta, humor dhe parashikime në emisionin “Dite e Re” në Ora News, ku i ftuar ka qenë aktori i njohur Gazmend Paja. Gjatë “parashikimit të fatit” nga ana e Hermesit, apo siç njihet ndryshe, Zogu i Tiranës, artisti i njohur për humorin e tij ka replikuar me batuta:

Gazmend Paja: “Ore po ky do palosur vërtet. Qenka i saktë fare!”

Ka qenë kjo batuta që ka bërë të shpërthejnë në të qeshura moderatorët e emisionit, ndërkohë që Zogu, mesa duket bëri parashikimin e saktë. Në parahikim përfshihej edhe një telefonatë interesante që presupozohet që Paja ta marrë pas orë 12 në mesnatë dhe përgjigja e aktorit ishte:

Gazmend Paja: “Ej, po mos merr pas 12-s…..Nejse, vishu mirë, se fillon e ftohet nga 10-a”

Mes humorit dhe atmosferës së këndshme krijuar në studio, aktori foli për projektin e radhës, një dramë titulluar “Darka e Lamtumirës që pritet të shfaqet nesër në “TKE” ku trajtohet tema sociale e mosgjetjes së kohës për partnerin, duke e mbushur ditën me miq të shumtë. Me gjithë angazhimet e shumta të aktorit, kur “ngacmohet” për të ardhurat monetare, ai përgjigjet:

Gazmend Paja: “5 poshtë, 5 lart njësoj jemi të gjithë kur vjen puna tek  lekët”

Megjithatë, Paja shprehet shumë optimist për rrugën që ka marrë arti shqiptar dhe e mbylli intervistën e tij me një këshillë nga i famshmi Robert De Niro për studentët e rinj:

Gazmend Paja: I madhi De Niro thoshte:  Të jesh prezent! Mos përto, çohu, lëviz, provo”

Një mesazh ky, që mesa duket u vlen të gjithëve.