Zogu i Tiranës flet për burgun
Hermes Nikaj ose siç njihet si “Zogu i Tiranës”, ka qenë i ftuari special i mbrëmjes në sezonin e dytë të EXPULS nga Ronaldo Sharka.
Pas arrestimit të bujshëm të rreth dy viteve më parë, ai vendosi të flasë për herë të parë në këtë program.
“Fakti që unë jam ndaluar nuk do të thotë që jam fajtor. Ne fakt lirshëmëria imë e jetesës u keqpërdor nga forcat e policisë duke vëzhguar një përgjim me idenë se unë isha duke kryer një vepër penale. Më pas erdhi arrestimi në ambientet e një hoteli, ku kemi qenë për të pirë diçka ne fakt dhe as vetë nuk e mora vesh se si u përfshiva në këtë histori”, u shpreh ai.